Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 07-18-2009, 10:36 AM
albanur's Avatar
albanur albanur is offline
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,878
Default Udhetimi neper Drenice


Shkruan: Dibran Fylli

UDHĖTIM NĖPĖR DRENICĖ


(Pasqyrė e shkurtėr historike)


Drenica, vendi i ngjarjeve tė mėdha historike. Trevė e luftėrave. Fushėbetejė e pėrgjakshme. Trevė e njohur nė trojet Etnike shqiptare pėr mos pranimin e sundimit sllavo-komunist. Me ide tė ngjashme demokratike me botėn e Perėndimit. Me bagazh tė pasur historik pėr ngjarje, luftėra, Lėvizje, Ēeta kaēakėsh e deri tė lufta e lavdishme ēlirimtare e UĒK-sė. Tregues i udhėve qė hapėn rrugėt e lirisė deri tė njė faqe e re historie.
Territori i Drenicės lidhet me Zonat pėr rreth saj duke filluar nga Zona e Shalės nė verilindje tė Mitrovicės, fshatrave tė rrėzė Qyqavicės, ndan lumi Sitnica dhe vazhdon deri nė afėrsi tė Komunės sė vjetėr tė Vushtrrisė duke kaluar nėpėr Kastriot-Dardhishtė-Bardh e deri tė Sllatina. Me Zonėn e Nerodimes, deri tė Zona e Pashtrikut, pėrball Bjeshkėve tė Berishės duke pėrfshirė edhe shumė fshatra tė Llapushės. Me Zonėn e Dukagjinit, pėrfshirė kėtu edhe shumė fshatra tė Komunės sė Klinės, pjesėn e sipėrme tė Lugut tė Drinit nga aksi rrugor Klinė-Gurakoc e deri nė afėrsi tė Burimit duke kaluar nėpėr Bjeshkėt e Moknės dhe takon me pikėnisjen nė territorin e Komunės sė Mitrovicės.
Ka dy Qendra Komunale + njė, Skėnderajn, Drenasin dhe Klinėn e qė nė luftėn e fundit tė UĒK-sė njihej si Drenica Qendrore. Fillimi i Luftės Ēlirimtare nė Drenicėn Qendrore - Prekaz, ose fillimi i rezistencės sė armatosur, nė trekėndėshin pėrbrenda vijave tė akseve rrugore Skėnderaj-Drenas-Komaran-Llapushnik-Klinė-Skėnderaj,nuk ka filluar nė vitet e 90-ta, ajo ka vepruar nė vazhdimėsi edhe para Luftės sė Drenicės nė vitin 1945...


Dy tri detaje tė shkurtra-fakte:

Kėshtu ėshtė shprehur Komandanti Suprem i FULĒBK-sė Shaban Polluzha, nė fillimin e Luftės sė Drenicės mė 1945; “Dominimi i komunizmit nė Shqipėri, koalicioni me sllavėt, si dhe rreshtimi nė krahun e Lindjes, nė fakt, ėshtė njėri prej fataliteteve qė shėnoi dėmet mė tė mėdha nė historinė e re kombėtare”.
Deri sa pėr karakteristikat e Luftės sė Drenicės, nė vitin 1945, Mjetet Amerikane tė Informimit ishin shprehur qartė: “Drenica heroike, nėn udhėheqjen e trimave tė saj, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, i shpallėn luftė ushtrisė jugosllave dhe ideologjisė komuniste, sikurse Pashallėku i Janinės, nėn udhėheqjen e Ali Pashė Tepelenės qė i shpalli luftė Perandorisė turke”.


(libri “Personalitetet e Lėvizjes, 1941-1945, faqe 26 dhe 27)

Lėvizja Politike, Ushtarake, Antifashiste, Demokratike, pėr Ēlirim dhe Bashkim Kombėtar , qė nė popull njihet si Lufta e Drenicės, nė pjesėn e historisė sonė tė anatemuar paraqet njėrėn prej ngjarjeve mė tė mėdha tė kohės sė re. Pėrcaktimi themelor e Programor i Lėvizjes ishte bashkimi i trojeve Etnike shqiptare. Ishte ky ideali madhor i Lidhjes sė Parė Shqiptare tė Prizrenit, i Konferencės sė Mukjes, i Kuvendit tė Drenicės, i Kuvendit Kombėtar tė Polluzhės etj.
Kėto pak rreshta, duhet shėrbyer qė sado pak ta plotėsojnė njė boshllėk tė shumė faqeve tė pashkruara tė historisė sonė tė lavdishme kombėtare dhe janė dėshmi autentike pėr bėmat e luftėtarėve tė lirisė, janė dėshmi pėr luftėn heroike tė Forcave Ushtarake tė Lėvizjes pėr Ēlirim dhe Bashkim Kombėtar (FULĒBK), qė luftėn e bėri kundėr okupatorit sllavokomunist titist, si dhe kundėr dominimit tė komunizmit nė Shqipėri dhe nė Mesdhe.


Vazhdimi i traditave pėr Ēlirim dhe Bashkim Kombėtar;

*maj 1981, luftė frontale kundėr regjimit sllavokomunist nė Prekaz, deri nė rėnien heroike tė Tahir e Nebih Meha (babė e djalė).
*rrethimi i Prekazit-Kulla e Jasharajve dhe rezistenca e Adem Jasharit njė natė e njė ditė deri nė daljen jashtė rrethimit tė hekurt policor e ushtarak.
*22.01.1998, fillimi i luftės ēlirimtare, rrethimi i Prekazit, prapė nė shėnjestėr Kulla e Jasharajve dhe lufta qė zgjati nga mbrėmja deri nė orėt e hershme tė mėngjesit.
*Kur e kishin diktuar serbėt se nė kėtė anė tė Drenicės populli kishte mbrojtje, pak ditė mė vonė, me datėn 27.02.1998 ishin drejtuar papritmas nė anėn tjetėr tė Drenicės, pra nė Likoshan e Qirez, aty ku ndodhi masakra e paparė nė kėtė shekull. Kishin mėsyrė kėto fshatra hordhitė serbe, polici, ushtri e militantė serbė tė gjithė tė droguar, duke pirė e kėnduar kėngė ēetnike. Nė kėto orė tė kobshme ēetnikėt filluan tė vrasin tė masakrojnė popullatėn civile, nė kėto fshatra vrisnin e masakronin me oreksin e tyre pleq e plaka, fėmijė e gra shtatzėna, duke mos i dalluar as kafshėt qė e kishin humbur rrugėn nė oborret e tyre nga krismat e katilėve. Nė kėtė betejė armiku humbi shumė si nė njerėz ashtu dhe nė makinerinė e tij.
*Lufta e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, nė Prekaz, deri nė rėnien heroike tė Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve tjerė, shėnon fillimin definitiv tė Luftės Ēlirimtare tė UĒK-sė me formacione tė rregullta deri nė ēlirimin e Kosovės, nė Qershor 1999.
*mars 1998-Kėshtu dukej pasqyra e Drenicės, sipas fakteve tė cilat do tė duheshin tė jenė shembull pėr anėt tjera tė Kosovės; Kur soldateska serbe nxori dhe ua vuri pėrballė UĒK-ės mbi 600 tanke tė kalibrave tė ndryshėm, 1200 topa dhe armė tjera tė rėnda, duke mos i pėrjashtuar as raketat tokė-tokė tė tipit "Kaqusha" qė villte helmin mbi malet e Drenicės, e qė vinte nga drejtimi i Moknės. Nga kullat e Drenicės u detyruan tė zhvendosen pleq, plaka, fėmijė por jo edhe ta kalojnė kufirin. Ata dolėn nėpėr malet, lugjet e luginat e Drenicės nėn qiellin e hapur dhe vėrtiteshin nga njė anė nė anėn tjetėr por gjithmonė brenda Kosovės. Numri i tė zhvendosurve arrihet nė 48.000 tė gjithė tė ikur nga zonat e rrezikuara, nga ato vende ku punonte arsenali luftarak serb, makineria ushtarake, qė drejtohej nga oficerė tė lartė serbė e rusė. E gjithė kjo ndodhi, Drenica dhe ushtria e saj i rezistoi kėtij armiku tė prishur dhe tė pamėshirė.


NJĖ DĖSHIRĖ DHE NJĖ POROSI NGA FĖMIJĖT E KOSOVĖS

Edhe pse Kosova ka pėrjetuar vuajtjet e shekullit tė kaluar, fėmijėt jetojnė me ėndrrat e gėzimeve tė tyre, shpresojnė se Kosova do tė jetė njė ditė e gėzuar si ėndrrat e tyre fėmijėrore. Ata dėshirojnė kopshtet e hapura, shkollat, rrugėt, gėzimin e jetės dhe lirinė...
Edhe pse ishin tė pėrgjakur nė kokė, duar, kėmbė... ende nuk janė tė shėruarE dini pse?- Ata thonė:
“Gjaku ynė qė na rridhte nga trupi e ruajtėm tė mbėshtjell nė ėndrrat tona fėmijėrore pėr t'ia dėrguar Evropės dhe Botės... qė ata ta marrin mendimin nga fėmijėt e tyre se ēka duhet bėrė pėr fėmijėt e Kosovės”.
*Edona e vogėl tremuajshe,qė tani ende jeton pa kulm mbi kokė, qanė dhe kėrkon eshtrat e tė Ėmės. Ajo nė gjuhėn e vetė kėrkon nga burrat e mėdhenj tė botės qė t'ia kthejnė djepin e saj, qė ia kishin djegur katilėt serbė gjatė luftės nė truallin e stėrgjyshėrve.
Arbėri i vogėl 11muajsh belbėzon duke thirrur me zėrin e tij arbėror, lyp me duart e tij tė njoma qė t'ia kthejnė lodrat qė ia kishin dėmtuar paramilitarėt serb nėn shtratin e tij nė shtėpinė e baltosur, atėherė kur kishte ikur prej barbarisė serbe.


Kurse nėna si ka as eshtrat kėtu, ajo s’ėshtė nė shtėpi, qė tė mund t’i pajtoi fėmijėt me njė gotė ujė nė vend tė qumėshtit...!? e pėrgatiti dibran fylli, regjisor
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu
Reply With Quote
Reply

Bookmarks


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off