Navigation » Forum > DAILY PRESS AND MEDIA, POLITICS... > Opninone & Comments » Une jam shqiptar dhe jam mysliman, nuk jam fundamentalist

Opninone & Comments Discuss the opinions of Albanian writers and journalists and post a comments

Reply
 
Thread Tools
  #1  
Old 07-26-2009, 07:30 PM
albanur's Avatar
albanur albanur is online now
Administrator
 
Join Date: Jul 2009
Posts: 1,878
Default Une jam shqiptar dhe jam mysliman, nuk jam fundamentalist


Faqja e Zekirija Idrizit ne AlbaNur

Une jam shqiptar dhe jam mysliman, nuk jam fundamentalist

"O ju njerėz! Vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre (Ademit dhe Havės), ju bėmė popuj dhe fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm (mė i njerėzishėm), e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". (Kur’an: El-Huxhurat, 13)



Zoti ėshtė krijues i botėve, i tokės dhe qiejve dhe i gjithēkaje nė mes tyre dhe prapa tyre, i botės sė dukshme (fizike, fenomenale) dhe asaj tė padukshme (metafizike, eskatologjike), i njerėzimit, i florės dhe faunės, i Lindjes dhe Perėndimit ...

"Ai qė njeh veten dhe tė tjerėt

Gjithsesi se edhe kėtu do tė njohė:

Orijenti dhe Oksidenti

Nuk janė mė pėr t’u ndarė.

Orienti ėshtė i Zotit!

Oksidenti ėshtė i Zotit!

Hapėsira e Veriut dhe e Jugut

Pushojnė nė paqe nė duart e Tij!"

– konstatoi poeti dhe filozofi gjerman, Volfgang Gete nė Divanin e tij Perėndimoro-lindor (Johann Wolfgang Goethe (1749-1832), "West-östlicher Divan" (poezi), botuar nė vitin 1819. Teksti i tij fjalėpėrfjalshėm gjermanisht:

"Wer sich selbst und andre kennt

wird auch heir erkennen:

Orient und Okzident

Sind nicht mehr zu trennen

"Gottes ist der Orient!

Gottes ist der Okzident!

Nord-und südliches Gelände

Ruht im Frieden seiner Hände!"

.

Zoti i Madhėrishėm nga paraekzistenca (nga ezeli) u vetėdeklarua: "Unė isha njė margaritar, njė thesar i ēmueshėm, por i padukshėm dhe i panjohur, thjesht "anonim". Vendosa, prandaj, tė bėhem i njohur, duke nxjerrė nė dritė kėtė thesar Timin. Ndaj krijova NJERIUN dhe UNIVERSUMIN pėr t’mė njohur, pėr t’mė akceptuar, pėr t’mė besuar dhe pėr t’mė adhuruar. E, njerinė e krijova nė shembullin Tim, e pėrsosa atė duke fryrė nė tė pjesė nga "energjia", nga "SHPIRTI" im. Me tė pėrsosur tė tij, fill mė pas i urdhėrova prerazi ENGJĖJT e Mi "t’i pėrkulen" njeriut nė shenjtė respekti e admirimi. E bėra atė reprezentant Timin nė tokė. Ēka nė qiej e nė tokė ia vura nė dispozicion atij, duke ia tėrhequr vėrejtjen qė nė ēdo hap tė ndjekė gjurmėt-rrezet e DRITĖS Sime, gjurmėt e UDHĖRRĖFIMIT Tim, duke mos devijuar kėshtu nė asnjė ēast ..."

Megjithėkėtė, njeriu jo rrallė herė devijoi nga ky EMANET sublim HYJNOR, duke keqtrajtuar, sakatosur, syrgjynosur e vrarė kėtė krijesė-vepėr tė vet ZOTIT, kėtė specie tė llojit tė vet, edhe atė, shih tragjedinė, shih ironinė, "nė emėr tė Zotit"!!!? Njeriu kėshtu theu tradhėtisht besėn e lidhur me Zotin qysh nė paraekzistencė, kur Zoti i tha: "Unė ia kam ndaluar Vetes t’i bėj dėm njeriut. Krijesa Ime! Kij kujdes! Edhe ty ta ndaloj rreptėsisht t’i bėsh dėm species sė llojit tėnd. Kjo sepse s’e krijove ti veten dhe tė tjerėt, por Unė tė krijova ty dhe gjithė njerėzimin". (Thėnie e shenjtė e Zotit, tekstualisht "hadithi kudsijj", e parafrazuar nga profeti Muhammed a.s.)

Vallė ka mėkat mė tė madh se ajo qė nė emėr tė Zotit tė shkatėrrosh vetė veprėn e Zotit? Vallė ka mėkat mė tė madh, mė rrėqethės, se ajo kur "fundamentalisti" kamikaz, kriminel – i cilėsdo fe a sekt religjioz qoftė, hedh veten nė ajėr nė ndonjė aeroplan, nė ndonjė ēerdhe fėmijėsh, nė ndonjė shtėpi bonjakėsh a fėmijėsh pa prindėr, nė ndonjė shkollė filloristėsh dhe nė vende tė tjera publike, me ē’rast i merr nė qafė shumė jetė njerėzish tė pafajshėm? ...

Teksa po bėj kėtė pyetje, nė kokė mė sillet vėrdallė Fjala e Zotit: "...kush e mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pasė mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pas bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit. E kush e ngjall (bėhet shkak qė tė jetė ai gjallė) ėshtė si t’i kishte ngjallur (shpėtuar) tė gjithė njerėzit nė botė ...". (Kur’an: El-Maide, 32)

E gjithēka nė kėtė botė fenomenale Zoti e krijoi nė themele antagoniste, nė diversitete, dygjinish (mashkull-femėr), kolorit.

"Nga argumentet e Zotit ėshtė krijimi i qiejve e i tokės, shumėllojshmėria e gjuhėve dhe ngjyrėrave tuaja. E nė kėto ka argumente tė qarta pėr tė zotėt e mendjes" - konfirmon i Madhėrishmi nė fjalėn e Tij tė shenjtė, nė Kur’an (Kaptina Er-Rrum, verseti 22).

E, vetėm Zoti, i qofshim falė, ėshtė "mono", ėshtė NJĖ, i Vetėm, i pashoq, i pashembullt ...

Ēuditėrisht nga njerėzit vetėm "fundamentalisti", "fanatiku" i paskrupull, "konzervativi", "radikali" me injorancė religjioze, mėton ta prishė, respektivisht ta pėrdhos kėtė "pejsazh" tė mrekullueshėm, pitoresk, antagonist, diversiv, shumėngjyrėsh tė Perėndisė: ai kėtė botė kolorite dėshiron, akoma mė keq, tenton ta bėjė nė mėnyrė absurde "njėngjyrėshe", "tė njėtrajtshme", monolite. Fundamentalisti mysliman, kristian, hebre, budist, taoist, konfuqionist, dailamist, ateist, politik apo ēfarėdoqoftė ai, mėton t’i bėjė gjithė tė tjerėt si veten. Fundamentalisti, thjeshtė, dėshiron njeriun dhe botėn t’i kthejė sė prapthi, do tė thotė kundėr Zotit. Aty diku nė Kur’anin e shenjtė Zoti thotė tekstualisht:

"Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin ēka janė nė tokė qė tė gjithė. A ti do t’i detyrosh njerėzit tė bėhen besimtarė? (Kur’an: Junus, 99)

Njeri, lexo me vėmendje edhe kėto versete Hyjnore nė Kur’anin famėlartė:

"Zoti ėshtė DRITĖ e qiejve dhe tokės. Shembulli i dritės sė Tij i gjason kandilit tė vendosur nė njė zgavėr tė errėt. Kandili gjendet brenda njė qelqi si tė ishte yll flakėrues e qė ndizet prej (vajit) tė njė druri tė bekuar, prej ullirit qė nuk mund tė quhet AS I LINDJES E AS I PERĖNDIMIT, e vaji i tij ndriēon pothuajse pa e prekur zjarri. DRITĖ MBI DRITĖ ... All-llahu sjell shembuj pėr njerėzit. All-llahu ēdo gjė di shumė mirė". (Kur’an: En-Nurė, 35)

"Tė Zotit janė edhe Lindja edhe Perėndimi, dhe ngado qė tė ktheheni, atje ėshtė Zoti. Vėrtetė Zoti ėshtė i gjerė (nė bujari) e i dijshėm". (Kur’an: El-Bekare, 115)

Zoti ėshtė krijuesi ynė, i tė gjithėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia racore, etnike, fisnore, gjinore, regjionale, ideologjike, fetare etj., madje pavarėsisht nga ajo se si e emėrojmė a thirrim Atė, nė tė gjitha gjuhėt e botės: Allah-Ilah-Rabb (arabisht), Zot-Perėndi (shqip), Gott (gjermanisht), God (anglisht), Got (nė gjuhėt afrikane), Gudd (nė gjuhėn skandinave), Jahve-Jehova-Elohim (El, Elah, Eloh - hebreisht), Bog-Gospodar (serbisht, kroatisht), Gospod-Bog (maqedonisht), Deus (latinisht), Ho Theos- (greqisht) etj. Ai ėshtė pėr tė gjithė njėlloj – NJĖ I VETMI ZOT, dhe para Tij jemi tė gjithė tė barabartė, pa dallim. Ai, pėr mė tepėr, i kupton tė gjitha lutjet dhe liturgjitė tė shprehura nė tė gjitha gjuhėt e botės, edhe atė kudo: nėpėr tempuj fetarė tė tė gjitha religjioneve, nėpėr shtėpi private dhe kudo nė natyrė. Ai komunikoi drejtpėrdrejtė nė gjuhėn hebreje me tė dashurit e Tij, me profetėt e Tij tė zgjedhur: me Davudin (Davidin), Sulejmanin (Sollomonin), Jakubin (Jakobin), Jusufin (Jozefin), Musain (Mojsiun) e shumė tė tjerė, qė pėr gjuhė amtare kishin hebreishten; nė gjuhėn arameje me profetin e tij tė dashur Isain (Jezuin); nė gjuhėn arabe me Muhammedin fisnik; nė gjuhėn indiane me Budėn; nė gjuhėn perse me Zaratustrėn ... e kėshtu me radhė edhe nė shumė gjuhė tė tjera me profetėt e Tij, pėrkatėsish kombėtare tė ndryshme, qė nė njė gojėdhėnė tė profetit Muhammed theksohet tė ketė pasur gjithsej 124 mijė profetė tė Zotit, nga babai ynė Ademi (Adami) e deri tek i fundit Muhammedi (Paqja e Zotit qoftė mbi ta!). Por gjuha ishte sekundare, dytėsore, jo aq relevante. Primare, parėsore ishin mesazhet sublime qiellore tė Zotit dhe misioni universal, planetar, gjithėnjerėzor i profetėve tė Tij, mision ky i shenjtė dedikuar mbarė njerėzimit nė tokė. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi, i Plotėfuqishmi, i Mėshirshmi, Shpikėsi i gjithēkaje nga hiēgjėja ... e kėshtu me radhė me tė gjitha 99 EMRAT e Tij tė bukur. Madje, marrė teologjikisht, Zoti i Madhėrishėm flet nė esencė me tė folurit e Tij absolut hyjnor.

Sė kėndejmi mund lirisht tė konkludojmė atė sentencėn sublime HYJNORE: "NUK KA POPUJ TĖ PRIVILEGJUAR!", ose ndryshe: "PĖRFUNDIMISHT NUK KA POPULL TĖ ZGJEDHUR, HYJNOR, NĖ PLANETIN TOKĖ!"

Definitivisht "fundamentalisti", nga cilado racė a fe qė rrjedh ai, ėshtė "antinjeri", "mbinjeri", "anti-Zot", "satana", "antikrisht" etj. Pikėrisht "fundamentalistėt" e tė gjitha proveniencave dhe tė gjitha llojeve dhe ngjyrėrave: kamikazėt e frustuar religjiozė, kriminelėt me maska, mafiozėt, satanistėt (veēan ata qė bėjnė vetėvrasje kolektive nėpėr tempuj fetarė), hedonistėt religjiozė, antikrishtėt, kanibalistėt, pedofilėt, ndotėsit e ambientit, faraonėt (diktatorėt) modernė me armėt e tyre atomike-nukleare - qė zhbijnė nga faqja e dheut jetė tė tėra njerėzish, thjesht tė gjithė kriminelėt faqezinj janė mbledhur nė njė mision tė tyrin tė pėrbashkėt djallėzor e mizantropik (iblisor-shejtanesk a luciferesk) pėr tė pėrdhosur e shkatėrruar veprėn e Zotit: NJERIUN dhe UNIVERSUMIN.

Pėr ta (pėr fundamentalistėt, pra) njeriu, si vepra mė sublime e mė superiore e Zotit, ėshtė njė "numėr" thjesht statistikor, matematikor, pėrkatėsisht njė "mi eksperimentues" a "specie laboratorike".

Alarmi veēmė ėshtė ndezur! Tė jemi tė kujdesshėm e syēelė pra! Situata ėshtė jashtėzakonisht emergjente! S’kemi ēfarė presim: o do t’i stopojmė e eliminojmė kėto makabritete, kėto ligėsi nga universi ynė, o shumė shpejtė do tė na kapėrdijė hataja e madhe, qė tashmė ka marrė dhenė, e do tė pasojė "ēasti i fundit", "dita e gjykimit absolut", "ringjallja", "shkatėrrimi i mbarė universit", pėrkatėsisht "DITA E KIJAMETIT" apo "APOKALIPSA", sikundėr i ka paralajmėruar kėto Zoti i Madhėrishėm nė Bibėl dhe Kur’an.

Jo rastėsisht shpikėsi i energjisė atomike, gjeniu i shekullit XX, Albert Einstein (Ajnshtjajni) nė periudhėn e fundit tė jetės sė tij, pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte nė rrethin e ngushtė familjar dhe shoqėror i rrethuar me fėmijė, duke i mbajtur ata nė prehėr, duke i ledhatuar e duke lozur me to. Nė kėtė mėnyrė ai ka prejudikuar keqpėrdorimin e shpikjes sė tij nga diktatorėt modernė tė kohės pėr qėllime shkatėrruese pėrmasash planetare, siē edhe ndodhi nė Hiroshimė e Nagasaki. Mjafton qė njė i monstrum i pashpirtė sot tė trusė sustėn e bombave atomike, qė rrinė gatitu nėpėr rampa, pėr tė bėrė pluhur e hi gjithēka nė kėtė planet.

Vallė, athua mendojnė sot politikbėrėsit global tė tokės, kreatorėt e politikės globale, "e rendit tė ri tė botės", pėr ardhmėrinė e fėmijėve tanė dhe tė botės mbarė?

* * *

Ka kohė qė kam dalur nga kallėpet e klishetė tradicionale religjioze, qė i pata trashėguar nė mėnyrė dogmatike e imituese nga prindėrit e mi qysh nė vitet e fėmijėrisė. Personalisht rrjedh nga njė familje tradicionale myslimane, qė si shumė familje tė tjera myslimane tė vendit tim, ishte e tejngopur me lloj-lloj stereotipe e tabush religjioze e mitologjike, qė, nė fakt, nuk korrespondonin fare me mėsimet autentike islame. Botėkuptimet e para mbi fenė islame i pata marrė ashtu "kaēakēe", "vesh mė vesh", pėrkatėsisht nė bazė tė tė dėgjuarit nga prindėrit e mi dhe rrethi i gjerė familjar, tė cilėt ishin jokompetentė, pėr tė mos thėnė injorantė pėr kėtė punė. Pak mė vonė, siē e kėrkojnė zakonet fetare tek ne, prindėrit mė dėrguan nė mejtepin (mėsojtoren fetare) mė tė afėrt tė xhamisė sonė nė Shkup pėr tė mėsuar mėsimet mė elementare tė fesė. Edhe kėtu njėlloj si nė shtėpi, me atė metodėn "kaēakēe"-"vesh mė vesh", pata mėsuar pa kuptuar gjė prej gjėje nga esenca e mėsimeve islamike. Praktikisht mėsova vetėm pėrmendėsh ca "lutje" tė rėndomta fetare, edhe atė pėrjashtimisht nė gjuhėn arabe, kjo thjesht vetėm sa pėr t’ia bėrė qejfin tė jatit se ja, mė nė fund, djali i tij na u bė njė "mysliman i mirė" (!)

Teksa i rivė nė kujtesė kėto evenimente tė axhamillėkut dhe injorancės sime fetare nga e kaluara, sot mė vjen tė qesh vetmevete: O Zot! Po sa rezultate negative, sa nusprodukte nė shoqėri ka prodhuar njė edukatė e arsimim i tillė "islamik"! Paramendoni absurditetin e ca gjepurave e broēkullave fetare qė i mėsonim qysh nė fėmijėri, nė kuptim tė tabuve: na ishte "haram" (e ndaluar rreptėsisht nė fe), demek gjynah tė merreshe me aktivitete sportive; na ishte "haram" tė vazhdoje shkollimin e mėtutjeshėm, sidomos pėr femrat; myslimani nuk guxoka tė visheshka mirė dhe pedant; nuk guxoka tė pajisė shtėpinė me mobilje moderne; myslimani kur ėshtė me "abdest" (pastrim ritualesk fetar) nuk guxoka demek tė pėrshėndetet me katolikun ("llatinin" – sikundėr e lakonin me pėrēmim kėtė emėr fanatikėt tanė) sepse ndodhė tė ngelė "i papastėr" (!!!?), dhe sėrė dokrrash tė tjera, recidivė kėto tė njė injorance tė kulluar religjioze.

Dhe pikėrisht njė kėso metode dogmatike religjioze, njė kėsi proēesi edukativo-arsimor ta quajmė kushtimisht islamik - sepse nuk pėrkonte fare me tė, prodhon fundamentalistė potencialė nė shoqėri.

Sot, falė Zotit, jam njė mysliman i vetėbindur, me zemėr dhe shpirt, pas njė rrugėtimi tė gjatė studimor, analitik e racional qė bėra nė fushė tė mėsimit tė Islamit autentik, burimor. Madje jo vetėm burimet islamike, por unė studjova nė mėnyrė tė veēantė, mbase edhe komparative, edhe tė gjitha burimet doktrinore fetare tė feve e sekteve tė tjera religjioze. Eksperienca ime studimore-shkollore e praktike-jetėsore mė ka vėnė nė pah faktin se tė gjithė ata individė qė besimin a fenė e kanė pėqafuar me njė pėrkushtim tė thellė studimor-shkencor, mbase edhe me njė intuitė e shpirt tė pastėr fetar, janė besimtarė tė mirė, tė devotshėm, universalė dhe produktivė si ndaj vetes dhe familjes, ashtu edhe ndaj rrethit mė tė gjerė shoqėror. Ata nuk pajtohen kurrė me veprimet ēnjerėzore tė njė fundamentalisti fanatik fetar, e as me tė gjitha proēeset retrogade, ekskluziviste dhe jodemokratike qė din tė prodhojė mendėsia patologjike "fundamentaliste", sepse thjesht i kanė kuptuar drejtė mėsimet autentike, jashtėzakonisht humane e kulturo-qytetėruese tė Zotit tė Madhėrishėm nė Kur’an dhe nė Bibėl, si edhe leksionet moralo-etike, pėrmasash gjithėnjerėzore, tė profetėve tė Zotit.

Pak rėndėsi, pėr tė mos thėnė fare, ka pėr mua fakti se si i pari i fisit tim (nė gjenealogjinė time familjare) e ka pranuar fenė islame, me "dajak" apo me vullnet nė periudhėn e sundimit tė Perandorisė Otomane nė Gadishullin Ilirik. Me rėndėsi ėshtė se unė jam njė mysliman i bindur, pa kurrfarė diktati, thjesht me vullnet, mbase edhe racionalisht. Ėshtė krejt irelevante pėr mua madje fakti se ē’prapėsish e budallallėqesh fetare islame bėn "nė emėr tė Allahut" njėfarė Osama bin Laden tok me bashkėveprimtarėt e tij, si tė rrjetit "El-Kaida" ashtu edhe tė rrjeteve tė tjera simotra, si p.sh.: "hizbull-llah", "el-muxhahidun", "et-tekfir vel-hixhreh"" etj.. Kjo sepse ai thjesht nuk mė pėrfaqėson mua, e aq mė pak mbi njė miliardė e treqind mijė myslimanė nė botė. Fundja askush nuk e ka autorizuar atė pėr tė dhėnė "fetva" tė tilla ēoroditėse qė lėre mė neve myslimanėve tė tjerė, por edhe vetė profetin tonė, Muhammedin, tė kishte qenė gjallė mes nesh do ta kishte befasuar pėr tė keq me tė tilla fetvash skandaloze. Mėkati mė i pafalshėm i tij ėshtė qė nė emėr tė idealeve fetare, nė tė vėrtetė djallėzore, merr prerogativat e Zotit tek deklaron me krekosje botėrisht: "Kush bėn njė vepėr kamikazēe kundėr "qafirėve" (tė pafeve) do tė futet nė parajsė (nė xhenet)"?!!! O Zot, po kush ia dha atij ēelėsat e parajsės? "O tempora o mores!"

Gjithashtu nuk pajtohem me, bie fjala, atė imamin fundamentalist turk, Kapllan Resul, i cili pat vepruar njė kohė nė njė xhami nė Kölln tė Gjermanisė. Njė imam ky torollak, skajshėm anakronik e konzervativ (more tė kishte qenė vetėm ky do kishte qenė njė fat i madh, por, mjerisht, sot ka goxha shumė tė tillė imamė!). E shihja me habinė mė tė madhe nė kanalet televizive gjermane tek defilonte me shpatė nė brez, me mjekėr tė llahtarshme e me fustanellė arabo-aziatike nė ambientin e xhamisė sė tij tok me fansat e tij, qė gjithashtu kishin kėtė imixh tė llahtarshėm tė tij. Paramendoni paradoksin, Qeveria gjermane asokohe nuk pranonte dot kėrkesėn ultimative tė Qeverisė turke pėr ekstradimin e tij nė Turqi, pėrderisa kjo e fundit tė suspendonte, pėrkatėsisht tė pezullonte ligjin pėr burgim tė pėrjetshėm a pėr ekzekutim me vdekje.

Tek i shoh nė kėtė hall fundamentalistėt e kėtillė, mė vetėtinė nė kokė ai dufi zemėrak i Zarathustrės (nė parafrazim tė Fridrich Nitzsches (Niēes) nė veprėn e tij "Kėshtu foli Zarathustra", titulli i origjinalit “Also sprach Zarathustra”, e shqipėroi nga origjinali gjermanisht Perikli Jorgoni, Shtėpia Botuese PHOENIX, botimi i parė 1997) tek shfryhej karshi njerėzve tė pavlerė: "Kur i shoh kėta njerėz me virtyt tė zvogėluar, mė ndezet tėrbimi t’ua ngjesh (t’ua fus) njė shkelm nė mullaqe e t’i pėlcas pėr tokė ..."

Tė merremi vesh, fundamentalistėt e kėtillė myslimanė i kanė i kanė shkaktuar dėm Islamit mė shumė se gjithēka tjetėr nė shekullin qė sapo kemi lėnė pas. Ata aq shumė e kanė demonizuar Islamin sa edhe shumė vepra tė shkruara nga islamistėt myslimanė e jomyslimanė, e sidomos vepra e Sigrid Hunkeut "Allah ist ganz anders: Enthüllungen von 1001 Vorurteilen über die Araber" (“All-llahu ėshtė krejt tjetėr: Demaskimi i 1001 paragjykimeve mbi arabėt”, Bad Konig, 1990) nuk kanė pasur mundėsi t’i kundėrvehen kėsaj.

Tė gjitha veprimet absurde ēnjerėzore tė njė fundamentalisti janė tė papranueshme e tė patolerueshme nga tė gjithė ata myslimanė qė janė tė menēur dhe qė besimin dhe komplet teorinė dhe praktikėn e tyre fetare e mbėshtesin ekskluzivisht mbi themelet autentikė tė librit tė tyre tė shenjtė - Kur’anit dhe traditės sė tyre profetike – Sunnetit tė Muhammedit a.s. Kjo njėlloj siē pėr njė kristian tė mirėfilltė e tė menēur nuk janė tė pranueshme e tė tolerueshme tė gjitha ato veprime djallėzore qė bėhen nė emėr tė kristianizmit, nė emėr tė Jezuit e tė Biblės. Katoliku a kristiani i mirėfilltė, bie fjala, qė besimin e tij e mbėshtet ekskluzivisht mbi themelet autentike tė mėsimeve tė Jezuit dhe tė librit tė tyre tė shenjtė – Biblės, nuk pajtohet fare me fenomenet e pėrēudnuara, thėnė kushtimisht, tė botės kristiane: "luftėrat e kryqėzatave", "Shėn Bartollome", Inkuizicion, Holokaust-Auschwitz, antisemitizėm, nazifashizėm, Luftė e Parė dhe e Dytė Botėrore, nė tė cilat u vranė qindra mijėra njerėz dhe po aq u syrgjynosėn nė tė katėr anėt e globit etj; apo me ato organizatat terroriste qė lindėn viteve tė 70-ta e 80-ta nė ca vende demokratike si p.sh.: Brigadat e Kuqe nė Itali, "Provisional Irish Republican Army nė Irlandė, "Japanese Red Army" (Armata e Kuqe japoneze) nė Japoni, "Baader-Meinhof Gang" nė Gjermaninė Perėndimore, "Euskadi Ta Askatasuna "ETA" nė Spanjė etj.

Po, po! Sa mė shumė qė thellohem sė lexuari e sė medituari rreth Kur’anit, rreth Zotit, aq mė shumė e mė fuqishėm e kuptoj dhe e dua Zotin, profetėt, veten, njerėzit dhe botėn mbarė, do tė thotė jam mė antifundamentalist. Dhe, pėr mė tepėr, kėtu nuk ka vend pėr vuajtje nga kompleksi i inferioritetit, nga kompleksi "i vogėlsisė" i tė qenit pjesėtar i fesė islame a pjesėtar i ndonjė feje tjetėr. Mė sė shumti nė jetė ua kam pasur mėninė snobėve nga radhėt e myslimanėve, pėrkatėsisht atyre qė vuajnė nga kompleksi i inferioritetit i tė qeni mysliman. Prandaj, disa herė nė kėtė ese timen, kam theksuar zėshėm dhe me krenari (pa "pardon") pėrkatėsinė time fetare tė tė qenit mysliman, kjo pėr arsye se thjesht unė nuk do tė hyj nė "njė shportė" apo, madje, nė njė varr me "fundamentalistėt torollakė" tė llojit xhihadesk binladenian, si dhe, krejt nė epilog (nė fund), unė nuk kam atė shpirtin e tyre patologjik fetar, as kartėn e tyre tė identifikimit (letėrnjoftimin), as grupin e tyre tė gjakut, as vijat identifikuese tė gishtėrinjėve tė tyre e as madje kodin e njėjtė gjenetik tė ADN-sė, tė cilin ma ka determinuar Perėndia. E as qė i kanė kėto karakteristika edhe mbi njė miliardė myslimanė tė tjerė kudo nė botė. Ndaj snobi mysliman s’ka pse vuan nga ky kompleks pėrpara qytetarėve evropianė, sepse Abrahami (Ibrahimi), Jezui (Isai), Mojsiu (Musai) dhe Muhammedi as ishin tė racės ariane, as ishin nordikė a keltė, as kishin sy tė kaltėr, e as qė ishin dot evro-amerikanė, fundja as qė ka rėndėsi teologjikisht se ēfarė pėrkatėsie racore, etnike a gjeografike kishin, ata, nė fakt, ishin figura markante gjithėnjerėzore dhe gjithėplanetare, mesazhet hyjnore tė tė cilėve sot rrezatojnė nė tė katėr anėt e globit, tek tė gjitha kolektivitetet dhe kulturat njerėzore.

Termi "Perėndim" tek snobėt – sikundėr meditonte dramaturgu i njohur ēek Vaclav Havel (ish-kryetar i Republikės sė Ēekisė), u shndėrrua, edhe pa vetėdije edhe me tė, nė sinonim tė pėrparimit, kulturės, lirisė dhe ndershmėrisė. "Lindja", nė anėn tjetėr, u reduktua nė njė sinonim pėr moszhvillim, autoritarizėm dhe non sens tė shumėllojshėm. Mirėpo, ky perceptim implicit i superioritetit perėndimor dhe inferioritetit lindor, ėshtė i pambrojtshėm pėr njė afat tė gjatė. Sepse asnjė territor i vetėm gjeografik dhe kulturor nuk mund tė konsiderohet a priori mė i mirė se ndonjė tjetėr njė herė e pėrgjithmonė, apo si ēėshtje parimi. Pėr aq vite sa fjala "Lindje" shkakton konotacion pezhorativ dhe fjala "Perėndim" afirmativ, do tė jetė vėshtirė tė ndėrtohet njė rend i ri botėror i bazuar nė barazi mes rajoneve tė ndryshme ... Tashti po hyjmė nė njė epokė tė re dhe ėshtė pėrgjegjėsi jona tė respektojmė njėri-tjetrin dhe tė punojmė sė bashku pėr tė mirėn e tė gjithėve.

Tė lexojmė edhe njė herė Gėten:

"Orienti ėshtė i Zotit! Oksidenti ėshtė i Zotit!

Hapėsirat e Veriut dhe Jugut pushojnė nė paqe nė duart e Tij"

(Interesante ėshtė qė Gėte, si simpatizant i pasionuar qė ishte ndaj Islamit, dy citatet e para i ka pėrkthyer drejt nga Kur’ani i shenjtė, ndėrsa dy tė tjerat janė pjesė e njė ligjėrate. Dhe, Gėte ishte shumė krenar pėr kėto rreshta. Gėte, i cili e njihte pėr mrekulli Kur’anin, nė vitin 1814 nė Vajmar kishte kėrkuar qė edhe protestantėt tė merrnin pjesė nė njė ceremoni lutjeje tė besimtarėve myslimanė pėr tė kuptuar sa mė mirė atė)



***



Bota sot, falė shpikjeve mė tė reja tekniko-teknologjike tė kohės, ėshtė bėrė "njė katund i vogėl"-njė botė nė miniaturė. Nėpėr metropolet e botės gėrshetohen tė gjitha kulturat dhe qytetėrimet botėrore. Nė Berlin, kėtė metropol evropian, bie fjala, ku ka 12 vjetė qė jetoj, janė mbledhur tė gjitha racat, nacionet dhe kulturat e globit tonė, tė cilat jetojnė e frymojnė nė njė harmoni, tolerancė e koegzistencė tė mirėfilltė qytetare, duke shkėmbyer kėshtu mes veti, nė mėnyrė tė mrekullueshme, vlerat mė kruciale kulturo-qytetėruese, si nė pikėpamje etnike, ashtu edhe nė ato kulturo-religjioze. Si kudo nė Evropė dhe nė Perėndim nė pėrgjithėsi, ashtu edhe nė Berlin funksionojnė me qindra institucione kulturo-arsimore e fetare islamike. Afro njėqind xhami, ca sish edhe me minare, shtrihen gjithandej rrugėve tė Berlinit. Madje dhe qindra shitore e vetėshėrbime nė tė cilat pėr ēdo ditė servohen artikuj ushqimorė qė janė "hallall" (tė lejueshme nė bazė tė Sheriatit islamik) pėr myslimanėt. Analogjikisht, ėshtė vėshtirė tė hasėsh nė liri tė kėtilla fetare pėr pėrkatėsit e fesė kristiane kudo vendeve myslimane nė Lindje (Orient). Kėtu, pėr mė tepėr, unė e ndjej veten si me qenė nė vendlindje (zatėn edhe Berlini m’ėshtė bėrė vendlindja e dytė pas Shkupit) apo dikund nė Azi.

Si nė Gjermani, ashtu edhe nė Zvicėr, ku aktualisht po punoj provizorisht, tubohemi herė pas here, si nėpėr kisha ashtu edhe nėpėr xhami, pjesėtarė tė tė gjitha konfesioneve, nacioneve dhe kulturave nė takime e lutje tė pėrbashkėta interreligjioze, duke shkėmbyer kėshtu vlerat reciproke nė njė atmosferė jashtėzakonisht tolerante e miqėsore. Administrata e xhamisė sonė dhe administratat e kishave katolike, metodisto-evangjeliste dhe reformiste tė Bazellit me rrethinė organizojmė pėr ēdo muaj takimet tona tė mėdha dhe shumėdomethėnėse pėr dialog interreligjioz myslimano-kristian. Konkretisht, ēdo tė mėrkurė tubohemi nė "lutjen" tonė tė pėrbashkėt nė Shtėpinė Kulturore Rinore "Joy" (Jugend und Kulturhaus Joy Liestal) nė Liestal tė Bazelit, me ē’rast secili prej nesh, veē e veē, i lutemi Zotit pėr tė shpėnė rininė tonė nė rrugė tė drejtė, duke i mėnjanuar ata nga dukuritė negative sociale, si alkooli, droga dhe dukuritė e tjera kriminale. Pikėrisht nė institucionin "Jugendsocialwerk" (Offene Jugendarbeit OJA) mblidhemi me presidentin e kėtij institucioni, Andreas Furbringer, me administratorin Hans Eglin, me teologen Sarah Nullmeyer (nėpunėse aktive), me aktivistin Rene Portmann, me aktivisten Ruth Floriano dhe shumė tė tjerė me qėllim tė gjetjes sė modaliteteve dhe formave mė efektive pėr punė tė pėrbashkėt me tė rinjt. Do tė thotė nė kėtė rrafsh veprojmė aktivistė tė tė gjitha religjioneve dhe i lutemi Zotit nė gjuhė tė ndryshme pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

S’mė shlyhen nga kujtesa takimet e mija produktive me zviceranin protestant Valti Nyffenegger (i lindur nė Bazell). Ia kam shfaqur disa herė simpatinė dhe respektin tim tė madh qė ushqej ndaj Martin Luterit – teolog ky brilant dhe kryeideolog i protestantizmit kristian. Ēdo herė qė mė ka rėnė nė Berlin tė kaloj rrugės "Martin Luterstrasse", kam evokuar kėtė figurė madhore racionaliste gjermane. Ishte sugjestim i vetė Martin Luterit qė pėrkthimi i parė i Kur’anit nė latinisht nė vitin 1143, i cili ka qenė mė i saktė, tė botohet nė Bazell nė vitin 1543. Zatėn protestanizmi, shikuar esencialisht, ėshtė shumė afėr Islamit nė pikėpamje filozofiko-shkencore e teologjike.

Nė veēanti nuk mund tė heq nga mendja tė gjitha takimet e mia konstruktive me dy miq tė mij hebre: me David Barak nė Liestal tė Bazellit dhe me dr. Erwin Lewin (profesorin e historisė, tashmė nė pension, i cili ka doktoruar nė Tiranė dhe flet perfekt gjuhėn shqipe) nė Berlin. Pavarėsisht faktit se ne u pėrkasim dy proveniencave tė ndryshme religjioze, unė mysliman e ata hebrenj, pavarėsisht madje faktit se nė sfondet, pėrkatėsisht nė prapavitė tona, atje diku larg e "nėn dhe", "vlojnė" e lansohen rrufeshėm dhe rrėmueshėm megaloidetė "hebremėdha", "kristianomėdha" e "islamomėdha" - qė synojnė tė venė monopol nė kėtė glob duke implementuar supremacionet e tyre imperialisto-religjioze nė tė gjitha segmentet e jetės, midis nesh shkėmbehen vlerat mė jetike, mė kruciale dhe mė substanciale njerėzore dhe jetėsore nė pėrgjithėsi. Ne, pėr mė tepėr, do vėnė vija tė qarta demarkacioni midis hebrenjėve, si njerėz normalė-si qenie tė Zotit, dhe doktrinės sė tyre politiko-ideologjike e religjioze "sioniste"; midis myslimanėve, si njerėz-qenie tė Zotit dhe fundamentalistėve "pseudoreligjiozė" nga radhėt e tyre etj.

E dini ēka? E dini se pėrse i pėrmend tė gjitha kėto? Thjesht pėr tė vėnė nė spikamė faktin nė formė pyetjeje retorike, veēmė tė ditur botėrisht: Vallė kanė "gjuhė" kulturat dhe qytetėrimet botėrore? Vallė kanė "gjuhė" arti, poezia, filozofia, shkenca dhe religjioni? Vallė kanė "gjuhė" shpirti dhe Zoti?

Aktualisht ėshtė punė imediate, emergjente, akute e tė gjithė prijėsve fetarė tė tė gjitha religjioneve, e tė gjithė mėsuesve e pedagogėve, thjesht e tė gjithė njerėzve vullnetmirė qė tė ngremė lartė zėrin e protestės kundėr tė gjitha akteve makabrale ēnjerėzore qė bėjnė fundamentalistėt e cilitdo konfesion a sekt religjioz. Nė veēanti prijėsit e mirėfilltė religjiozė duhet tė predikojnė qartė, nė mėnyrė autentike dhe pastėr MESAZHET jashtėzakonisht humane e kulturo-qytetėruese tė ZOTIT tė Madhėrishėm dhe, njėkohėsisht duhet tė punojnė shumė dhe nė mėnyrė permanente nė drejtim tė humanizimit tė botės. Thėnė ndryshe: secili veē e veē e ka pėr detyrė prioritare tė ndezė nga njė qiri, nga gurra dhe DRITA e ZOTIT, pėr tė bėrė njė grimė dritė nė kėtė botė tė sotmen skajshėm materialiste dhe pėrplot terr e mjegullnajė; nė kėtė botė tė sotmen nė tė cilėn "njė grup i vogėl i njerėzve tė ndyrė kanė planifikuar, organizuar dhe lansuar kėtė katartė tė horrorit njerėzor" – sikundėr pohonte me tė drejtė Stephen Schwartz-njė analist i lartė ky politik nė "Foundation for the Defense of Democracies"; nė kėtė botė kur sot – siē me tė drejtė meditonte Marcel Boisot nė vitin 1984, kanė marrė hov perversitete tė numėrta nga shkaku se njė kohė tė gjatė nuk ka harmoni tė plotė midis racionalitetit, lirisė dhe dashurisė, dhe, pėr rrjedhojė, racionaliteti pa liri shpie nė Gulagun e Arqipelagut, kurse racionaliteti pa dashuri shpie pashmangshėm nė Auschwitz; liria pa dashuri shpie nė eksplloatimin e tė tjerėve, kurse liria pa racionalitet shpie nė vetėshkatėrrim (Shih: Marcel Boisot: Eine moralische Waffe – Das westliche Wertesystem, nė Journal 3/84 tė Institutit evropian pėr siguri, Luxemburg). E unė do tė shtoja: Besimi i shtrembėr nė Zot (nė religjion) shpie pashmangshėm nė pseudo-religjion, nė mendėsinė anti-Zot, pėrkatėsisht nė fundamentalizėm. Siē shumė bukur e ka pėrshkruar kėtė proēes logjik Alfred Müller Armack nė veprėn e tij "Religjioni dhe ekonomija" (Religion und Wirtschaft, 1959), edhe atė nė vetėm disa fjalė: "Nga shkaku se njeriu ka paguar pėr guximin e tij tė mohimit tė Zotit me detyrimin pėr tė mbushur botėn e tij me idole dhe demonė, historia e religjionit ėshtė jokomplete pa historinė e reduktimit tė religjionit. Zoti si vlerė mė e lartė ėshtė zėvendėsuar me idole dhe demonė qė ēojnė drejt zhdukjes progresive tė substancės. Kjo histori e shtrembėrimit tė fesė (ky pseudo-religjion), ėshtė histori e forcave destruktive qė ēojnė nė kataklizėm" (fq. 15; pėr mė gjerėsisht shih nė vep. e cit. tė dr. Murad Hofmannit, fq. 26, 27)



* * *

Shpirtin tim tolerant, universal e kosmopolit nuk e kam trashėguar vetėm nga mėsimet e fesė islame, por kėtė virtyt, parasėgjithash, e kam tė mpleksur, tė ngjizur nė shpirtin tim, pėrkatėsisht nė etnopsikologjinė time prej shqiptari tė mirėfilltė. Thjesht toleranca, koegzistenca, kosmopolitizmi etj. janė veēori dalluese e imanente tė etnosit tim. Etnosi im, thjesht asnjė emėr i etnosit tim nuk bėri krime mbi racat e etnoset e tjera, nuk gllabėroi pjesė tokash tė gjeografive tė etnoseve tė tjera. Asgjėkundi nė analet, leksikonet a enciklopeditė e etnosit tim nuk figurojnė termet pezhorativė: inkuizicion, shėn Bartollome, antisemitizėm, holokaust (Auschvitz), terrorizėm, ekspansionizėm, fundamentalizėm etj. Kjo thjesht pėr faktin, e dėshmuar katėrcipėrisht, se kėto akte krimi e gjenocidi u ushtruan pamėshirshėm mbi hartėn e tokės dhe mbi qenien e etnosit tim iliro-shqiptar, duke e katandisur kėshtu tokėn time nė njė Shqipėri-ILIRI xhuxhe me pjesėzat e tjera tė saj tė shpėrndara nė gjeografitė sllavo-ortodokse, kryq e tėrthorė kufinjve qė ia kishin vėrė asaj padrejtėsisht hasmit (armiqt).

Etnosi im, madje, ka kredon morale dhe krenarinė kombėtare, pėrmasash planetare, qė diti, sot e dymijė vjet mė parė, t’i dhurojė botės tė tillė kolosė qė dhanė njė kontribut tė ēmueshėm nė humanizimin e jetės, njeriut dhe botės nė pėrgjithėsi.

Vallė s’i dhuruan botės moderne frymėn e sotme tė kosmopolitizmit, koegzistencės e tė tolerancės njerėzore, qysh nga antikiteti burrat e fismė, bujarė e zemėrgjerė iliro-shqiptarė, kur kėtu e njėmijė e pesėqind vjetė mė parė (aty nga fillimi i shekullit tė V-tė), mu nė brendi tė Gadishullit ILIRIK, ju ofruan konak tė ngrohtė, bukė, kripė dhe zemėr, si dhe e ndanė mė dysh atė trohėzė tokė qė kishin pėr t’u bėrė njė grimė vend, pa kurrfarė qiraje a dėmshpėrblimi, sllavėve ardhacakė, tė ikur nga matanė Karpateve pa pasur ama hiqgjėsendi me vete: pa bukė e ujė, tė mėrdhirė e tė raskapitur nga gjithė ajo rrugė e gjatė dhe e stėrmundimshme? Dhe jo vetėm kjo! Tė parėt e etnosit tim, fill pasi kaluan masivisht nė Fenė Islame (brenda shekujve XV, XVI dhe XVII), ia dhuruan falas kishat dhe manastiret e tyre kristiane sllavėve ortodoksė. Dhe kėtė zemėrgjerėsi tė tyren ata (sllavėt, pra) „e shpėrblyen“ keqas: Mbi themelet e kishave e manastireve tona tė lashta ata ngritėn kishat e tyre politike „svetisaviane“, dhe, njėkohėsisht, shi absurditetin, mbi themelet e tyre ndėrtuan mitin, pėrkatėsisht atė mendėsinė fantazmagorike sllavo-ortodokse apo, thėnė mė shkoqur, atė megalo-idenė e tyre pėr Kosovėn ILIRO-DARDANO-SHQIPTARE (djep tė shqiptarizmit) si „djep tė serbizmit“, si „tokė tė shenjtė serbe“ apo „Jerusalem serb“.

Vallė nuk ishte i etnosit tim Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu – kjo legjendė, kjo figurė mitike, e mbiquajtur me tė drejtė nga Evropa dhe e mbarė bota "Atlet i Krishtit", i cili me njė trimėri tė rrallė mbrojti me ngulm trojet e ILIRIKUMIT dhe tė Evropės nga ndėrhyrja e forcave turko-aziatike?

Vallė s’ishte yni Shėn Jeronimi qė i dhuroi Biblėn nė latinisht botės katolike perėndimore? Madje dhe Shėn Klementi, i cili udhėhoqi me fronin papnor nė Vatikan-kėtė Kėshtjellė tė Katolicizmit nė harkun kohor 1700-1721. Pikėrisht ky qe ai Papė shqiptar qė deinkuizicionoi regjimit regjimin dogmatik mesjetar rimo-katolik, me ē’gjė ai paralajmėroi dhe njėkohėsisht paraēeli rrugėn e Humanizmit e tė Renesancės sė shekullit XVIII nė Evropė.

Vallė s’ishte i gjakut tim Onufri i cili me gjenialitetin e tij prej artisti e piktori brilant freskoi, gjallėroi dhe demistifikoi artistikisht kishat dhe katedralet kristiane me pejsazhe pitoreske vizatimore?

Mirė, po MĖMĖLOKJA e MĖMĖMADHJA jonė Gonxhe Bojaxhiu, e mbiquajtur nga e gjithė bota "NĖNĖ TEREZA", vallė nuk ishte e gjakut dhe tokės sime? Vallė ē’katarsis pėrjetoi kjo ēupėzė dikur e rrugėve tė vendlindjes sime – Shkupit Ilirik, qė nga pozitat e anonimitetit tė kalojė nė stadiumin e njė GJITHĖMĖME, duke u laureuar edhe me ēmimin Nobel pėr kėtė madhėshti tė sajėn? A nuk ishin tė njė rėndėsie epokale e planetare mesazhet e saja humane drejtuar mbarė njerėzimit nga njė kėshtjellė-kasollė, por bujare dhe zemėrgjerė, nė Kalkutė tė Indisė?

Etnosi im ndėr shekuj pranoi qė tė gjitha mesazhet Hy jnore: mesazhet psalmisto-biblike tė Davidit (Zeburin e Davudit), ato tevrato-talmudiane (tė Torės, Dhjatės sė Vjetėr-Tevratit) tė Mojsiut (Musait), ato ungjillore-biblike (tė Dhjatės sė Re-Ingjilit) tė Jezuit (Isait), si dhe mė nė fund ato Kur’anore tė Muhammedit. Toleranca fetare, ndėrkaq, ėshtė komponent inherent, do tė thosha, ėshtė veēori unikale, botėrisht e paprecedent e etnosit tim. Ndonėse i pėrkasim dy feve tė mėdha: Islamit dhe Kristianizmit dyritėsh, katolik e ortodoks, kurrė pėrgjatė historisė sonė nuk ka pasur fėrkime, pėrplasje a konflikt ndėr-religjioz midis myslimanėve dhe kristianėve. Pėrkundrazi! Si nė tė kaluar ashtu edhe sot, vazhdojmė tė jetojmė bashkėrisht nė njė harmoni tė thellė ndėr-religjioze e njerėzore, harmoni kjo tė cilėn na e kanė lakmi tė gjitha kombet e qytetėruara nė botė.



P.S.

Pėrfundimisht jam njė mysliman modest dhe jashtėzakonisht tolerant e i hapur nė takimet e mia interreligjioze, interetnike dhe interkulturore me tė tjerėt, e kurrsesi fundamentalist "taleban" a "binladenian", njėlloj si unė janė edhe shumica dėrrmuese e pjesėtarėve tė fesė islame. Dhe kjo nuk pėrbėn vetėm njė deklaratė shterpe timen, e thėnė ashtu kuturu, e as mbase demagogji. Kėtė ndjenjė, kėtė mendėsi unė, nė kooperim me myslimanė tė tjerė tė shėndoshė, tolerantė e inteligjentė, e vė pėr ēdo ditė nė jetė, kuptohet nė saje tė mundėsive tė mia "e ndez njė qiri tė vogėl pėr tė bėrė njė grimė dritė; "e ndez flakadanin e kėndelljes, rimėkėmbjes dhe regjenerimit tonė gjithėnjerėzor drejt njė tė ardhme mė tė mirė, drejt DRITĖS sė ZOTIT" ...

Kur shoh besimtarin e devotshėm tek i lutet Perėndisė, kur shoh kristianin e mirėfilltė tek bėn liturgjinė e tij shpirtėrore, kur shoh budistin e dailamistin tek bėjnė ritualin e tyre meditativ tė "yogės", unė pėrunjėsisht e me devocion tė thellė religjioz, kėrrusem poshtė nė tokė dhe duke vėnė kokėn nė "sexhden" e lutjes (namazit) i drejtohem Zotit me lutje nga thellėsitė e shpirtit:

- O Zot! Ti je Njė dhe i pashoq. Krijues i botėve. Lavdia dhe adhurimi tė takojnė vetėm Ty! Nuk ka hyjni, zot, faraon, despot, a hegjemon tjetėr veē plotfuqishmėrisė, lartmadhėrisė dhe HYJNISHMĖRISĖ Tėnde! Tė lutemi, na ndihmo nė pėrpjekjet dhe luftėn tonė tė pėrbashkėt kundėr forcave tė errėta tė satanait (djallit) qė synojnė tė sundojnė me botėn, duke mbjellė tmerr e lemeri ndėr njerėz!

- O Zot na e dėrgo barkėn e Nuhit (Noes) fisnik qė tė shpėtojmė nga "ky vėrshim", nga "ky uragan", nga kjo kataklizmė qė ka pllakosur furishėm botėn!

- O Zot yni, pėrfundimisht na e jep emrin dhe nderin NJERI, siē pikėrisht na e dhe nė zanafillė tė krijimit tė entitetit tonė!

Ndėrkaq jo rrallė herė orėve tė vona tė natės, nė lutjet e mia meditative gjithnjė mėtoj tė rivė (tė rivendosė) atė "paqen Hyjnore", pėrkatėsisht atė "besėlidhjen sublime Hyjnore" qė shpirti im – si edhe tė gjithė shpirtėrat tjerė njerėzorė, e pat lidhur (fjala "religjion" rrjedh nga rrėnja foljore e latinishtes "relegare" qė d.t.th. "tė lidhesh", "lidhje e ngushtė, imediate midis njeriut dhe Zotit") qysh nė paraekzistencė (qysh nė "Eden" apo "Ezel") me Zotin Krijues. Zatėn, herė-herė pėrgjatė kryerjes sė lutjeve tė mija, aty diku nga fijėzat e nėnvetėdijes (intelektit) sė trurit (shpirtit) tim, mė rishfaqet ajo biseda e parė unikale kur i Madhėrishmi me tė pėrsorur (me tė formėsuar) tė qenies sonė, na pyeti: "Jam Unė Zoti juaj?" Ndėrkaq ne i tham njėzėri, si nė korr: "S’ka dilemė, Ti je Zoti ynė, Krijues i Gjithėfuqishėm!"

Shkas pėr meditim janė fjalėt e Zotit tė Madhėrishėm:

"Nuk ėshtė mirėsi tė ktheni fytyrat tuaja kah Lindja apo Perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė tė besoni Zotin, Ditėn e Gjykimit, Engjėjt, Librin dhe profetėt. Mirėsi e vėrtetė, madje, ėshtė edhe tė ndani nga pasuria juaj pėr tė afėrmit, pėr jetimėt (bonjakėt), varfanjakėt e mjerė, pėr udhėtarėt (mysafirėt), pėr lypėsit dhe pėr lirimin e robėrve; pastaj tė zbatoni lutjet fetare dhe tė jepni zeqatin; t’i pėrmbushni zotimet dhe premtimet tuaja; tė tregoheni tė durueshėm nė rastet kur ju godet ndonjė skamje, fatkeqėsi (sėmundje) a flaka e luftės. Vetėm tė kėtillėt janė njerėz tė sinqertė dhe tė devotshėm." (Kur’an: El-Bekare, 177)

"Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm".

(Kur’an: El-Asr)



P.S.



Kjo ėshtė HYRJA e veprės sime te dyte, e cila eshte nė pėrfundim e sipėr, me titull: “FUNDAMENTALIZMI ISLAMIK SI FIKSION DHE SHQIPTARĖT ANTIFUNDAMENTALISTĖ”, e cila do te perkthehet edhe gjermanisht.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Humor - Chat Shqip - Kosova Chat

Me respekt stafi i www.albanur.eu
Reply With Quote
Reply

Bookmarks


Currently Active Users Viewing This Thread: 1 (0 members and 1 guests)
 
Thread Tools

Posting Rules
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is On
Smilies are On
[IMG] code is On
HTML code is Off